Kryeministri Edi Rama po vijon takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok. Ai këtë herë ka shkuar në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, duke thënë se ka shqetësime serioze nga prindërit, pasi komunikimi në këtë moment po mungon kudo, madje dhe në parlament. 

Sipas Ramës, shoqëria ka një tension artificial dhe fëmijët jetojnë në dy botë. 

“Gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje nga ai bashkëbisedim është dallimi shumë i madh I shqetësimeve serioze që shprehën nëna, baballarë dhe njërez që kishin një lloj horizonti më të gjerë, për sa I përket komunitetit të prindërve në Shqipëri. 

Jo një po disa nga ata prindër, duke folur për këto rrjete sociale, duke folur për Tik Tokun në mënyrë të veçantë, ngritën shqetësimin që presioni i platformave mbingarkohet presionit të jashtëm. Nuk e sjellë këtë sot për mediat, por për presionin që kanë prindërit, që nuk e bën më të lehtë por më të  vështirë, përballë edukimit që kanë ndaj të vegjëlve. Edhe mësuesit janë përballë nxënësve dhe janë nën presion nga mediat dhe nga salla e parlamentit, ku duhet të kishte minimum një etikë komunikime. 

Sa më shumë material në favorin tënd dhe kundër tjetrit bën që shoqëria të ketë një tension artificial. Në këtë mes hyjnë fëmijët që jetojnë në një botë komplet paralele, janë nën tension nga çdo rrjeti social, si Tik Tok e SnapChat”,-tha ai.