Media Italiane “La Republica” i ka dedikuar një artikull të zgjeruar vendimi të qeverisë Shqiptare për mbylljen e platformës “TikTok”, si indicie për diçka të tillë u bë vrasja tragjike e 14-vjeçarit Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij në Shkollën Fan Noli në kryeqytet.
“La Reppublica” shkruan se ndryshe nga 20 vende të botës që kanë ndërmarrë hapa për mbylljen e “Tik-Tok” apo mos përdorimin e tij nga zytarë të lartë vendimi i qeverisë Shqiptare është ndryshe.
Media Italiane shkruan se kryeministri Shqiptarë Edi Rama ka theksuar se Tik-Tok sot ka një ndikim negativ në psikologjinë e të rinjve dhe fëmijëve për shkak të materialeve të dhunshme që qarkullojnë në këtë platformë.
“La Republica” citon në artikullin e saj edhe raportin e Amnisty International që tregon se përmbajtja që qarkullon në platformën “Tik Tok” ka një ndikim në shëndetin mendor të përdoruesve të kësaj platform duke ngjallur ndjesi degresivë tek të rinjtë apo qoftë edhe ndjesinë për të kryer krime të ndryshme.
Në artikullin e medias Italiane ku përmendet sesi platforma është e ndaluar të shkarkohet nga zyrtarë të lartë në Bashkimin Europian apo qoftë edhe nga Zyrtarët në Washington për shkak të frikës së spiunazhit nga Kina , theksohet se problemi që ka ngritur qeveria Shqiptare është një problem më i ndjeshëm për shoqëritë në mbarë botën ditën e sotme.
Qeveria Shqiptare ka arsyetuar mbylljen e Tik Tok për një vit për shkak të përhapjes së kultures së dhunës dhe materialeve sensitive me të mitur, kur grup moshat më vurnerabël të shoqërisë mbetën të pambrojtura nga masat që në fakt duhet të ishin marrë nga platforma me bazë në Kinë.