Tiranë, 5 gusht 2014  – Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaron se është hartuar një plan konkret për të sistemuar në institucionet e arsimit të lartë 6000 studentët të cilët ndiqnin studimet në universitetit të cilat qeveria urdhëroi mbylljen.

“Po vijojmë me masat për situatën emergjente të vijueshmërisë së 18 institucioneve që u hiqet licenca. Kemi një plan konkret për t’i sistemuar në Institucione të Arsimit të Lartë publik në rajonin ku ata jetojnë, në mënyrë që të garantojmë vijueshmërinë e studimit të tyre. Ekipi ka krijuar punën për hartimin e modaliteteve dhe procedurave që do hartojnë qartësisht masën për  6 mijë studentë që preken nga ky vendi. Qetësisht, seriozisht pa dëmtuar familjen shqiptare dhe vijimin e studimeve të të rinjve e të reja. Duhet të them që faji nuk është i kësaj qeverie”  tha ministrja Nikolla.

Deklarata e Nikollës vjen vetëm nje dite pas publikimit te raportit per verifikimin e ligjshmerise, qe u hoqi licencen 19 universiteteve, pezulloi per nje vit 13 te tjera dhe mbylli 61 programe ne shteteror.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me drejtues te shkollave te larta, per te cilat jane dhene rekomandime per permiresimin e masave, e me pas me ato qe u jane pezulluar licencat.

Nikolla eshte shprehur e vendosur per t’i shkuar deri ne fund reformes se saponisur. Sipas saj raporti i djeshem eshte vetem hapi i pare per heqjen e pjeses se kalbur nga sistemi i arsimit te larte.

“Ju garantoj se do të jeni fort të monitoruar në mënyrë që situata fort të trishta të formimit të studimit të universitar ti largojmë. Kemi hequr pjesën e kalbur të sistemit të arsimit të lartë por jemi shumë larg të arsimit të nivelit të lartë”, – tha Nikolla.

Drejtues te institucioneve te arsimit te larte kane shprehur pretendimet e tyre lidhur me raportin e bere dhe masat e marra karshi tyre, nderkohe qe ministrja ka deklaruar se eshte bere vetem faza e pare, ajo e kontrollit te ligjshmerise, e nuk do te kete asnje tolerim.

Ja universitetet qe u hiqet licenca dhe u pezullohet

Heqje e licencës:

1. SHLUP “Vitrina”
2. SHLUJ “Universiteti Kristal”
3. SHLUJ “Justiniani I”
4. Akademia e Ndertimit, Tiranë
5. SHLP “Universiteti Elite”
6. IPAL “Shkolla e Lartë “Illyria”
7. Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës
8. SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”
9. Akademia Pedagogjike, Tiranë
10. IALP “Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”
11. IPAL “Kolegji profesional i sporteve, Fier”
12. Kolegj profesional “Argent”, Shkodër
13. IALP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”
14. Shkolla e Lartë Private e Edukimit
15. Kolegjet Profesionale, private “Medicom”
16. IP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”
17. SHPAL “Gjon Buzuku”, Shkodër
18. SHLUJ “Medikadent”

Pezullim i pjesshem apo i plote i aktivitetit:
1. Universiteti “Aldent”
2. SHLP “Hëna e plotë” (Bedër)
3. Kolegji Profesional privat “Neë Generation”
4. SHLP “Logos”
5. SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
6. Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent &Partners”
7. ShLAP “Pavarësia” Vlorë
8. Akademia Profesionale e Biznesit
9. IPAL “ISSAT”
10. ShLUJ “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
11. SHLUJ “Justicia”
12. SHLUP “Ëisdom University”
13. Universiteti privat “Albanian University”

Vijim i aktivitetit me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve:
1. Universiteti “Polis”
2. Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
3. SHLUJ “Marubi”
4. Universiteti “Epoka”
5. IPAL “Shkolla e Lartë “Nehemia”
6. Universiteti Europian i Tiranës
7. SHLUJ “Universiteti i Neë Yorkut, Tiranë”
8. SHLUJ “Luarasi”
9. Akademia e studimeve të aplikuara “Reald”
10. “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
11. SHLP “Tirana Business University”
12. SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”
13. SHLUJ “Universiteti “Marin Barleti”

 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/