Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar sot se do të rihapet zyra e vizave dhe pasaportave, e cila ishte mbyllur për shkak të situatës me koronavirusin.

Ambasada sqaron se të gjithë aplikuesit që nuk patën mundësi për ta zhvilluar takimin e tyre këtë javë, do tiu mundësohet një i tillë ditët e ardhshme.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Rihapet Zyra e Vizave dhe Pasaportave +++

Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen. Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri.