Petrit Vasili në një postim në Facebook, thekson se Kryeministri Rama po gënjen sërish me datën e hapjes së negociatave.
Vasili ka publikuar një video të vitit 2018, kur sipas tij, Rama dhe ministrat e tij deklaruan se Brukseli do t’i hapë negociatat më 18 tetor të këtij viti.
Por tani sipas ish-deputetit të LSI-së, po të njëjtët persona po hedhin idenë se Brukseli do i thotë po hapjes së negociatave, “po, por me kushte”.
“Me e pakta mbylleni gojen dhe ikni! Sot po na thone Rama dhe sejmenet e tij ne politike dhe media,qe medemek ne 18 tetor Brukseli do te thote : po me kushte.
Kjo eshte thjesht e njejta genjeshter e degjuar per vite me radhe.
Vendimi eshte vetem nje:Hapja e negociatave me date te percaktuar dhe pa kushte.
Po medaljet e ndara nje vit me pare nga Rama per suksesin e hapjes se negociatave,po genjeshtra gjigande e Rames qe paskeshim marre daten per ne qershor te 2019 pas tallazeve te Europes,ku shkuan?
Shiheni VIDEON miq dhe komentet e tjera s’kane asnje vlere. Mbetet tu themi vetem:
Mbylleni gojen dhe ikni!!”, shkruan Vasili.





