Një tragjedi ka qenë ajo e ditës së sotme në brigjet e Turqisë. Nëntë persona janë mbytur, ku mes tyre janë gjashtë fëmijë.

Mjeti lundrues  me të cilin ata udhëtonin është fundosur duke u marrë jetën 2 burrave, 1 gruaje dhe 6 fëmijëve. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia turke Anadolu.

Refugjatë duke u përpjekur për të arritur në Europën nga Turqia u mbytën në ishullin Kekova Geyikova, në një provincë të Antalias.

Në gomone mësohet se ishin 15 persona, 5 prej tyre kanë mundur të shpëtojnë dhe një tjetër është zhdukur.