7 gusht 2015 – Dy persona humbën jetën pasditen e së enjtes, teksa ndodheshin me pushime në Durrës, njëri prej të cilëve në plazhin e Hamallajt, ndërsa tjetri te zona e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”.
K.H. nga Kamza, i moshës 54 vjeç, u mbyt në plazhin e Hamallajt, ndërsa për personin e mbytur te “Shkëmbi i Kavajës” ende nuk dihet identiteti, por dyshohet të jetë shtetas i Kosovës, rreth 50 vjeç.
Pas sinjalizimit, uniformat blu mbërritën në vendet e ngjarjes, dhe nisën hetimet për të mësuar shkaqet e vdekjes së dy pushuesve. Trupat e dy personave janë dërguar në morgun e spitalit e Durrësit ku do i nënshtrohen autopsisë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/