Tajlandë, 23 prill 2014 – Tre të rinj tajlandezë, për t’i shpëtuar të nxehtit të madh, kanë zgjedhur për t’u freskuar në lumin Chao Phraya. Ndërsa po notonin, 13 vjeçari Raya Puangsatom është ndjerë keq. Miku i tij 20 vjeçar, Sarin Sae Wong, i ka shkuar në ndihmë, madje ka thirrur edhe dy varka që ndodheshin atyre pranë, që t’i ndihmonin. Por në mënyrë të pashpjegueshme, njerëzit që ndodheshin në to nuk kanë lëvizur fare duke ndjekur në heshtje mbytjen e dy të rinjve. Policia ka nisur një hetim mbi ngjarjen tragjike duke akuzuar drejtuesit e dy barkave për neglizhencë në dhënien e ndihmës. Mosveprimin e drejtuesve të varkave e dokumenton edhe videoja e regjistruar nga një dëshmitar okular.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/