20korrik 2015 – Dy adoleshentë u mbytën pasditen e sotme në ujërat e lumit Osum në Berat. Sipas policisë, dëshmitarë kanë parë dy djemtë që të hidheshin në ujë për të notuar, në zonën e njohur si “Pllakat”, por nuk kanë dalë më në sipërfaqe.

Pas disa orësh kërkimi nga banorë të zonës dhe policia u gjet trupi i një prej djemve të mbytur dhe po kërkohet për tjetrin. Në këtë zonë, lumi është i rrëmbyeshëm dhe mendohet se dy shokët nuk ia kanë dalë që të mbijetojnë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/