Një 40-vjeçar është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, në Gramsh.

Siç njofton policia, ka qenë një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh, që ka njoftuar për ngjarjen e rëndë në prag të ndërrimit të vitit.

Nga veprimet e para rezulton se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanë shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.