Një anije është mbytur pranë Tunizisë teksa kishte si destinacion Italinë.
Deri tani janë raportuar 43 viktima teksa mbi 80 të tjerë janë shpëtuar.
Anija ishte nisur nga Libia dhe mbarte me vete emigrantë nga Egjipti, Eritrea, Sudani dhe Bangladeshi.
Vitetet e Mesdheu vitet e fundit është parë si urë shprese për emigrantët afrikanë që synojnë vendet e BE, kryesisht Italinë, Spanjën e Francën.
Të shumta janë rastet ku për shkak të mbingarkesës varkat, gomonet apo anijet fundosen.





