Mbytet barka e radhës në bankinat e peshkimit në Durrës. Si rezultat i amortizimit të tejskajshëm, barka “Duma” është fundosur në ujë mëngjesin e sotëm.

Kryesindikalisti Klodjan Kapiti tha se situata në sektorin e peshkimit është mjaft e rëndë për shkak se anijet e flotës një pas një po shkojnë drejt amortizimit total si pasojë e mungesës së kantierit të riparimit të tyre.

Edhe në javët e shkuara dy anije peshkimi u mbytën, njëra prej të cilave teksa ishte në gjueti dhe tjetra në bankinën e peshkimit.

K.H.