Një turist 67-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në plazin e Golemit.
Mësohet se 67-vjeçari me iniciale Xh.K., është mbytur duke u larë në det.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45 ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.07.2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.