Ditën e djeshme më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.
Deri mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea, bën me dije policia e Durrësit.
Kontrollet kanë vijuar përsëri sot që në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht po punohet për gjetjen e trupit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





