Një person ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë në plazh. Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se viktima është 27-vjeçari me iniciale A.B, banues në lagjen “Qënas”, Fier.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës orës 17:50, në plazhin e Semanit.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e mbytjes.