Mbytet në det një grua në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:30, në lagjen nr.13.

Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.