Shëngjin, 12 gusht 2014 – Një vajzë 8-vjeçare është mbytur në det, pasditen e sotme në Shëngjin. Vogëlushja shoqërohej në plazh nga prindërit e saj, të cilët për pak çaste e kanë humbur nga sytë, duke bërë që fëmija të futej e vetme në det.
Fëmija, e identifikuar si G.Qeta, është nxjerrë nga uji pa shenja jete dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku mjekët kanë konstatuar se fatkeqësisht për të voglën ishte tepër vonë. Mësohet se familja Qeta është nga Kosova dhe po kalonte disa ditë pushimi në plazhin e Shëngjinit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





