Një turiste 60-vjeçare është mbytur në plazhin e Radhimës në Vlorë, ditën e sotme. Rreth orës 11:05, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur Rexhina në Radhimë, është mbytur një shtetase.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka konstatuar një shtetase femër, turiste, 60 vjeç, ende e paidentifikuar e cila është futur në det për t’u larë dhe ka humbur ndjenjat.

Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e shtetases si edhe për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.