Një fëmijë 4 vjeç është mbytur sot në liqenin e Konispolit.
Në informacionin paraprak që përcjell policia, ngjatja ka ndodhur rreth orës 13:40, kur dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç.
Fëmija, banues në fshatin Shëndelli, ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Ende nuk dihet se si ka arritur t’i shpëtojë vëmendjes së prindërve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





