Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Vaun e Dejës. Një fëmijë 9 vjeç ka gjetur vdekjen rreth orës 10:50, pasi u mbyt në lumin e Gjadrit.
I mituri është identifikuar me inicialet F. M dhe është nga fshati Naraç. Ai mësohet se shoqërohej nga nëna e tij 42-vjeçare me iniciale M.M.
Kjo e fundit është futur në lumë për të shpëtuar të birin, por nuk ka mundur të bëjë gjë. Ajo ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.





