Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në Kamzë, në vendin e quajtur Frutikulturës, ku një 35-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në lumin e Tiranës.

Mësohet se viktima i identifikuar si Nazmi Buçi, teksa po punonte në tarracën e shtëpisë së tij, ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në lumë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën polumbarët e RENEA-s, por fatkeqësisht 35-vjeçari u nxor pa jetë.