Sezoni turistik gjithmonë shoqërohet me ngjarje të hidhura dhe rastet e mbytjeve të pushuesve janë të shumta në të gjitha brigjet e vendit.
 
Një pushues nga Kosova mësohet se është mbytur këtë pasdite në Plazhin e Talës në Lezhë.

Viktima mësohet se është nxjerrë nga deti nga pushuesit por fatkeqësisht humbi jetën në spital.
 
Ende nuk dihet identititeti i personit që humbi jetën.