31 korrik 2015 – Numri i personave që humbasin jetën në det, sa vjen e rritet.
Rasti i fundit shënohet ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, ku një 38-vjeçare nga Kosova ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.
Policia e Durrësit raporton se shtetasja V.S., është futur në det për t’u larë dhe nuk është ndjerë mirë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:40 në lagjen Nr.13, përballë lokal ‘Prizreni’-t.
Materialet e këtij rasti i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cilësuar si ngjarje aksidentale.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/