12 gusht 2015 – Rastet e personave që humbasin jetën duke u mbytur në ujërat e bregdetit shqiptar po shtohen nga dita në ditë. Një tjetër person është “rrëmbyer” nga deti ditën e sotme në plazhin e Shkëmbit të Kavajës.
Viktima është 60-vjeçari T. Hasani nga Dibra e Madhe, dhe dyshohet se ka vdekur nga infarkti. Mësohet se viktimës i është dhënë ndihma e parë, por ka qenë i pamundur shpëtimi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





