Mbytet një burrë në plazhin e Durrësit.
Ngjarja është shënuar këtë të diel, në lagjen nr. 13, ku viktima i paidentifikuar ende, është mbytur duke u larë në det.
Policia thotë se viktima është një person i seksit mashkull, rreth 55 – 60 vjeç.
Këto janë të vetmet të dhëna për momentin rreth viktimës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





