Golem, 25 gusht 2014 – Një 6 vjeçar ka humbur jetën, në plazhin e Golemit pasi është mbytur në det.
Fëmija i mitur është nxjerrë nga deti dhe është nisur me urgjencë për në spitalin e Durrësit, por ka humbur jetën gjatë rrugës.
Mësohet se 6 vjeçari ndodhej në plazh me familjen e hallës në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike.
Një ditë më parë, një 24 vjeçar nga Tirana u nxorr nga deti i mbytur në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
Megjithë masat e marra dhe ngritjen e kullave të vrojtimit dhe vendosjes së rojeve bregdetare, numri i të mbyturve në det këtë vit ka qenë i lartë në të gjithë vendin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





