Një 70-vjeçare është mbytur aksidentalisht në liqenin e Butrintit, mesditën e sotme.
“Rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.





