Tiranë, 11 korrik 2014 – Një person i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në liqenin artificial në Tiranë. 

Policia sqaron se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pasdite, ndërsa kufoma e seksit mashkull është nxjerrë nga ujërat e liqenit. 

Trupi i të mbyturit u dërgua në morgun e kryeqytetit, ku pritet t'i nështrohet ekzaminimit mjeko-ligjor. 

Ndërkaq, policia po heton për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur shkaqjet e ngjarjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/