Një peshkarexhë është mbytur brenda basenit të portit të ri të peshkimit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa mësohet se anija e mbytur ishte e kapacitetit 25 tonë dhe 12 metra e gjatë.

Raportohet se anija ” Loerxho” është mbytur, pasi nuk ka pasur mundësi financiare për të bërë riparimin e pjesës fundore të saj, nga edhe ku është futur uji. Peshkatarët e Durrësit kanë protestuar ndër vite për rrënimin e kantjerit detar.

Megjithëse u është premtuar se do tu zgjidhet problemi, shumë anije kanë pësuar fatin e “Loerxho”-s.