23gusht 2015 – Një person është mbytur sot në det në zonën pranë Malit të Robit. Sipas të dhënave të para, viktima është rreth 60 vjeç, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij. Dyshohet se burri ka pësuar infarkt, pushuesit e tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë por nuk ka mundur të mbijetojë.

Balkanweb raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 ndërsa ambulanca ka shkuar disa minuta me vonesë. Forcat e policisë kanë shkuar në zonë dhe po kryejnë të gjitha veprimet hetimore e procedurale. Dy ditë më parë një pushues nga Rrëshen u mbyt në Gjirin e Lalëzit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/