31 gusht 2015 – Të paktën 37 persona kanë humbur jetën në brigjet lindore të Libisë, pasi anija me të cilën udhëtonin është mbytur, njoftuan autoritetet lokale në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nuk është konfirmuar ende se sa emigrantë ndodheshin në anije, por dyshohet se ka ende trupa të tjerë të zhdukur pas fundosjes së anijes.
Para disa ditësh, dy anije të tjera u mbytën në afërsi të qytetit libian, Zuwara. Nga përmbysja e këtyre anijeve, mendohet se humbën jetën rreth 500 persona.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/