Një person është mbytur sot në Pishinën e Gërmisë, parkun më të madh në Prishtinë.
Klan Kosova raporton se 60-vjeçari me iniciale B.K. humbi jetën, ndërsa sipas dëshmitarëve ekipet e shpëtimit nuk ndërhynë në kohë.
Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërsa policia për momentin ka mbyllur pishinën.