Policia ka bërë të ditur me anë të një njoftimi se një 66-vjeçar sllovak, Beres S. ka ndërruar jetë në pazhin e Golemit. Nga të dhënat e para dhe dëshmisë së dhëne nga bashkëshortja e shtetasit sllovak në polici, ai përpara se të futej për t’u larë në det kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli.
Njoftimi i policise
Kavajë. Informacion paraprak. Më datë 21.07.2017, rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak : – Beres S.,66 vjeç. Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar. Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.





