Të paktën 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre katër fëmijë, pasi një varkë me emigrantë u mbyt në krahinën veriperëndimore turke të Çanakalasë, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Guvernatori i provincës, Ilhami Aktas, tha për Anadolu se katër emigrantë u shpëtuan herët në mëngjes dhe u dërguan në spital, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, duke përfshirë dhjetë anije të rojës bregdetare, 2 helikopterë, marinën, Agjencinë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor.
Nuk është ende e qartë se sa emigrantë ishin në bordin e varkës, tha guvernatori për Anadolu.