Ditën e sotme ka dalë para gjykatës 58 vjeçari Fetah Marra, i cili dyshohet se mbyti, zhveshi dhe hodhi në një kanal në fshatin Kozare 63-vjeçaren, Fatime Suli.

Togat e zeza në bazë të provave të grumbulluara kanë kërkuar vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe caktimi e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat.

Mësohet se i arrestuari ka pranuar krimin, fliste për një borxh të vogël që i kishte viktima, shprehu pendesë për atë që kishte kryer. Në lidhje me faktin që gruaja u gjet gjysmë e zhveshur në kanal, vrasësi ka deklaruar se në momentin e tërheqjes zvarrë për ta hedhur në kanal, i janë hequr tutat.