6 nëntor 2015 – Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënim me burgim të përjetshëm për Agron Llapushin, i cili akuzohet se ka vrarë duke e mbytur me duar dhe litar, bashkëshorten e tij Alketa Llapushi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 prill të këtij viti në fshatin Çekin, në komunën Pishaj të Gramshit.
Pak kohë pas vrasjes, i pandehuri është dorëzuar në polici dhe ka pranuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij, pas një konflikti gjatë kohës që ishin duke punuar në arën familjare, vetëm 4 ditë pasi ai ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.
Agron Llapushi ka pretenduar gjatë gjykimit se ka qenë për disa kohë emigrant, nga ku nuk ka pasur mundësi të krijojë të ardhura. Sipas tij, mungesa e burimeve financiare ka qenë shkak i acarimit të situatës me bashkëshorten e tij, debat i cili solli si pasojë dhe vdekjen e saj.
/portali DurresLajm/