Dy trupa të tjerë u gjetën në Pylos, pranë vendit të mbytjes të anijes me emigrantë disa ditë më parë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 80.

Trupat e pajetë u mblodhën nga një mjet lundrues në det të hapur të Rojës Bregdetare dhe po transportohen në Kalamatë për të kryer autopsinë.

Në pikën ku ndodhi mbytja e anijes me emigrantë kërkimet vijojnë, ndërsa deri më tani janë shpëtuar rreth 108 persona, nga mbi 500 që kanë qenë në total.