Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjijke që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të Tiranës, ku 2 të mitur u mbytën në liqenin e Prushit.
Bëhet me dije se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji ndërsa 2 jo.
Nuk dihet ende mosha e saktë e fëmijëve, por që paraprakisht dyshohet që ata të jenë të moshës 11 dhe 13-vjeç.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.