Itali, 8 maj 2014 – Në gjyqin që po zhvillohet në Itali, ndaj një prostitute shqiptare që dyshohet se ka vrarë klientin e saj, ka ende shumë paqartësi. Në seancën e rradhës është deklaruar nga ekspertët e kriminalistikës se në shishen që mendohej se kishte lëndë narkotike, të cilat kishin vënë në gjumë vajzën e re kishte vetëm ujë dhe substanca që ndodhen në pijet e gazuara.

Deklaratat e deritanishme të vajzës se ajo ishte në gjumë dhe kur është zgjuar ka parë klientin e saj Salvatore Cercabene, 44 vjeç, të vdekur bien tashmë poshtë. Fize Lushi është emri i vajzës shqiptare që akuzohet për këtë krim. Kur policia gjeti trupin e Cercabene-s në vitin 2012 dyshoi në fillim se bëhej fjalë për një atak kardiak. Por më pas, ekspertiza mjekoligjore nxorri në pah se burri ishte mbytur.

Telekamerat e sigurisë ksihin fiksuar një vajzë të re që dilte lakuriq nga makina e 44 vjeçarit duke folur në telefon. Policia arriti të zbulonte se bëhej fjalë për Fize Lushin, e cila ishte larguar ndërkohë nga Italia për t’u kthyer në Shqipëri, ku kishte ndryshuar edhe emrin.  

Pista e hedhur nga grupi hetimor është, se 44-vjeçari ka humbur jetën nga një asfiksim jo natyral, por i shkaktuar nga një person tjetër. Sipas hetimeve të deritanishme, infermieri italian mund të jetë mbytur nga një person i tretë. Gjithashtu po hetohet edhe pista tjetër, se mes prostitutës shqiptare dhe klientit italian ishte planifikuar një lojë erotike, e cila shkoi keq.

Vajza shqiptare kur është marrë në pyetje nuk ka treguar asgjë, por vazhdon të heshtë dhe nuk ka treguar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë . ajo nuk ëhstë shprehur asnjëherë se mund të ketë reaguar në këtë mënyrë për të mbrojtur veten nga ndonjë sulm i klientit të saj.

Për më tepër Cercabene njihej si i droguar dhe kishte një precedent të mëparshëm pasi kishte droguar dhe më pas përdhunuar një prostitutë. Sipas medieve italiane, heshtja e Fize Lushit mund t’i kushtojë asaj shumë shtrenjtë, pasi rrezikon ta kalojë jetën në burg. Ditën e premte është vendosur të realizohet seanca e radhës, ku do të dëshmojnë ekspertët e autopsisë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/