Presidenti De Laurentiis e ka përcaktuar në mënyrë të përsëritur, dhe pa limite, San Paolo-n si një stadium të mbaruar dhe të vjetër. Situata po zvarritet vazhdimisht, si dhe konfliktet me bashkinë.

Kjo është arsyeja pse presidenti ka vendosur të ndryshojë skenar. Stadiumi i Napolit mund të financohet nga kompania amerikane McDonald's. Zinxhiri i restoranteve me ushqim të shpejtë, siç raportohet nga Sun, do të ishte i interesuar në ndërtimin e infrastrukturës së re.

Sipas asaj që raportojnë në Angli, bisedimet tashmë kanë filluar dhe stadiumi i ri mund të quhet Arena McDonald's. Pritet të kuptohet, nëse marrëveshja do materializohet, ku dhe si të ndërtohet stadiumi. Para së gjithash, duhet identifikuar zona.

Kërkohet një zonë me një përqendrim shumë të lartë të strukturave urbane dhe dendësisë së popullsisë, sepse nuk mund të anashkalohet lidhja e tifozerisë me San Paolo-n, ku janë festuar të gjitha sukseset e mëdha të Napolit.

Problemi tjetër në lidhje me McDonald's, qëndron te fakti që Napoli është shtëpia e specialitetit italian, picave. Po aq e pamohueshme, është fakti që kontributi i një gjiganti ekonomik të këtij lloji mund të lehtësonte ndërtimin e një stadiumi të ri.

Megjithatë nëse merret aprovimi, tifozët gjithashtu mund të bien dakord për të lënë San Paolo-n dhe të shkojnë në "shtëpinë" e konkurrentit të picave.