McLaren MP4/8-6 me të cilën Ayrton Senna fitoi për herë të fundit në Çmimin e Madh të Montekarlos në vitin 1993 ka një padron të ri: Bernie Ecclestone.Ish-boshi i Formula 1 ka blerë veturën e brazilianit në një ankand bamirësie për plot 4.2 milionë euro.
Nuk bëhet fjalë për një rekord sepse Ferrari i përdorur nga Schumacher në vitin 2007 u shit në Nju-Jork për 7.5 milionë euro.
Gjithsesi, Ecclestone i ka shtuar koleksionit të tij një veturë historike, e kompletuar nga motori Ford HB.
Në këtë ankand u shit edhe Toleman-Hart TG184, vetura e Senna në vitin 1984, kur dueloi me Prost në Montecarlo. Ajo u ble për 1.6 milionë euro Monaco: 1.610.000 euro.