Federata Shqiptare e Volejbollit ka konfirmuar se ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë në volejboll do të luhen më datat 1-3 mars, në Tiranë. Fillimisht do të luhen sfidat gjysmëfinale, ku për femra janë kualifikuar Tirana, Teuta, Barleti Volej e Partizani, të cilat do të luajnë më datën 1 mars. Ndërsa një ditë më pas, do të luhen gjysmëfinalet për meshkuj, ku një biletë për në “top-4” kanë siguruar Partizani, Farka Volej, Erzeni dhe Vllaznia. Këto skuadra janë kualifikuar pas përfundimit të ndeshjeve eliminatore, të zhvilluara në dhjetor. Më 3 mars, do të luhen dy ndeshjet finale, të gjitha në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Gjysmëfinale femra (1 mars) Tirana – Teuta, ora 16:00 (Asllan Rusi-1)

Barleti Volej – Partizani, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)

Gjysmëfinale meshkuj (2 mars) Partizani – Erzeni, ora 16:00 (Asllan Rusi-1)

Vllaznia – Farka Volej, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)

Finale, (3 mars) Finale femra, ora 16:00 (Asllan Rusi-1)

Finale meshkuj, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)