6 dhjetor 2014 – Fansat e Lionel Messit pas pak javësh do të kenë mundësinë të shohin filmin që i dedikohet rekordmenit të La Ligas dhe Champions League. Në film do të ketë intervista nga arkivi si dhe disa filmime të papublikuara deri tani.
Pjesë e tij janë disa nga emrat e mëdhenj të futbollit botëror si: Johan Cruyff, Cesar Luis Menotti, Jorge Valdano dhe Alejandro Sabella, ndërsa nuk mungojnë as emrat aktualë të Barcelonës: Gerard Pique, Andres Iniesta dhe Javier Mascherano. Filmi do të shfaqet për herë të parë më 1 janar.





