Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ministria ka parashikuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor, ndërkohë që rregullorja prej 7 faqesh është shpërndarë në të gjitha kopshtet e çerdhet.

-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën te personeli i çerdhes.

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

Në momentin që fëmija hyn në institucion çdo ditë do i matet temperatura me termometër digjital.

-Do i pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe / kopsht.

-Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në çerdhe/ kopsht.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi, jo gjyshërit.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëndrojnë në të njëjtën sallë çdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmijë).

-Të kryhet dezinfektimi i çdo dhome çdo ditë.

-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese.

-Në fund të ditës të kryhet dhe dezinfektimi i mjediseve të përbashlkëta.

-Lodrat të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

-Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdoren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.