Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, për të marrë një provim nuk ka nevojë të qëndroni gjithë ditën mbi libra, mjaftojnë ‘vetëm’ 100 euro. Një investigim i emisionit “Stop” ka treguar se si studentet që kërkojnë të marrin provimin e Biokimisë, mjaftojnë t’i drejtohen zyrës së Profesoreshës Ditika Kopliku, Shefe e Katedrës së Biokimisë dhe në këmbim të parave, ato sigurojnë jo vetëm provimin, por edhe notën e dëshiruar.

Në kameran e parë të fshehtë studentja kërkon që të marrë provimin ku ka ngelur dhe pasi paguan paratë, nga 4 që e kishte, ajo siguron një 8-të.

Studentja 2: Mundem Profesoreshë?

Profesoresha: Si e ke emrin?

Studentja 2: Mxxxx Sxxx

Studentja 2: Master profesional

Profesoresha: Ku, ça viti ke kry ti?

Studentja 2: Para një viti i takon, se nuk kam hyrë direkt në master. Mu djeg diploma.

Profesoresha: Siii?!

Studentja 2: Ma djegu profesoresha Erjona…

Profesoresha: Me tamam?

Studentja: Po. Më tha ke marrë provimin, e në sekretari ma çoi 4.

Studentja 2: Tani kam nevojë me mund me më ndihmu profesoreshë.

Studentja 2: Të paktën një 8 ose një 9 sa duhen?

Studentja 2: Për Zotin dua veç ta kry se kam një dasmë në fund të muajit.

Profesoresha: Është situate shumë e sikle… E kam një fije situatën…

Profesoresha: Është një fije situatë e sikletshme, por pa 100 euro s’mundesh me e marrë.

Studentja 2: A ti jap këtu?

Studentja 2: Notën?

Profesoresha: Prit një sekondë, 8… si e ke emrin ti?

Studentja 2: Mxxxx Sxxx

Profesoresha: Ok

Studentja 2: Në rregull profesoreshë, do shihemi në provim, pafshim!

Edhe në rastin e dytë, studentja paguan sërish shifrën prej 100 eurosh dhe në vetëm pak minuta bisedë e mer atë me sukses.

Studentja: Profesoreshë, mundem?

Proferoresha: Po

Studentja: Erdha me diskutu pak për provimin.

Profesoresha: Po. Ça kishe, fol!

Studentja: Kisha pas qejf me më ndihmu pak në provim, se edhe mundësitë…

Studentja: Kisha qejf me mund me e marrë, shkurt muhabeti.Profesoresha: 100 euro është.

Studentja: Në rregull.

Studentja: Po ai është problemi, sa me e kry…

Profesoresha: Se mos kalon kush…

Studentja: Mirupafshim, kalofshi mirë!

Profesoresha: Prit, shënoje emrin…

Profesoresha: Ke unë ke besim xxxx ëëë?

Studentja: Prite Zot! Nuk është hera e parë moj, kam qenë, këtu jam unë…

Profesoresha: Po jo, është pak e sikletshme.

Studentja: Faleminderit profesoreshë prej teje, mirupafshim!