Riorganizimi i socialistëve do të bëhet edhe përtej kufirit. Për këtë arsye, kryesocialisti Edi Rama do të nisë një tur për të takuar komunitetet shqiptare në diasporë. Pikënisja do të jetë nga Athina, më 12 maj dhe një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe kryeministri Rama.
Në një postim në “Facebook”, Rama ka shkruar se mezi pret të takohet me krenari të madhe për të gjithë shqiptarët e Greqisë.
“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, shkruan kryeministri Rama.
Përveç takimit me shqiptarët që jetojnë në Athinë, pritet me interes nëse kjo vizitë do të shfrytëzohet edhe për ndonjë takim informal me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, pas tensioneve që vijojnë prej muajsh, për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Turi i kryesocialistit ka të konfirmuar deri tani 4 takime më 12 maj në Athinë, 26 maj në Milano, Londër më 2 qershor dhe Duseldorf më 16 qershor