Për herë të parë, qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.
Informacionet bëjnë me dije se mbledhja e qeverisë së Edi Ramës dhe Giorgia Meloni-t do të mbahet më 13 nëntor.
Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.
Kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.





