8 prill 2014 – Eklipsi i plotë i Hënës, që do të ndodhë më 15 prill, shënon fillimin e fenomenit të katër eklipseve të hënës të pritshme për dy vitet e ardhshme.
Për shkak të përthyerjeve të rrezeve Hëna do të marrë ngjyrë të kuqe.
Ndërsa astronomët i gëzohen kësaj skene të rrallë, disa të krishterë besojnë se kjo dukuri përbën serinë e të ashtuquajturës “Hëna e përgjakur” që lidhet me profecinë e fundit të botës (apokalipsin).
Eklipset hënore ndodhin kur Dielli, Toka e Hëna “barazohen” në pozicion mes tyre, ku hija e Tokës bie mbi Hënën dhe e errëson. Ngjyra e kuqe e të ashtuquajturës ”Hëna e përgjakur” , sipas astronomëve, shkaktohet nga përthyerja e rrezeve të diellit përmes atmosferës së Tokës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





