Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Polikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila është duke ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, në një intervistë për “Koha Ditore”, ka paralajmëruar se me 17 janar, në takimin e parë në janar të këtij viti mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologun e tij, Ivica Daçiq, do të flitet edhe për veriun e Kosovës.

Në këtë intervistë baronesha Ashton flet edhe për çështjet e tjera lidhur me dialogun. E pyetur se cilat tema do të jenë ne tryezë të dialogut në takimin e radhës me 17 janar, Ashton është përgjigjur: “ Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe siç jemi marr veshë vesh ,e 4 dhjetorë në do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës”.

Paralajmërimi se në dialog Kosova do të diskutoj me Serbinë për situatën në veri është në kundërshtim me atë që kanë thënë deri më sot kryeministri Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët gjithmonë kanë deklaruar se “ në asnjë rrethanë me Beogradin nuk do të diskutohet për çështjet e brendshme të Kosovës”. Përfaqësuesja e lartë e BE-së po ashtu ka hedhur poshtë edhe një herë mundësin e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se s“ndarja nuk është opsion” e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si “të paqëndrueshme”

Lidhur më mundësin se Ramush Haradinaj të behët kryeministër dhe çfarë ndikimi do të kishte kjo në dialogë, Ashton kë thënë: Nuk më takon mua të komentoj për zhvillimet në politiken e brendshme në Beograd apo Prishtinë. Krejt çfarë presë unë nga Beogradi apo Prishtina është që të mbetën fuqishëm të përkushtuar për dialogun “ ka thënë baronesha Ashton.