Në vijim të kontrolleve nga Policia Rrugore e Tiranës për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë, efektivët kanë pezulluar 18 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë së lartë në autostradën Durrës-Tiranë.

Siç bëhet me dije nga një postim në Facebook i Policisë së Shtetit, drejtuesit e automjeteve udhëtojnë me shpejtësi 143-179 km/h, çka është e paparanueshme për shkak të lagështisë në rrugë prej reshjeve të shiut.

POSTIMI I POLICISË

Në rrugen interurbane Durrës-Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per rritjen e parametrave të sigurisë rrugore ne fundjavë.

Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti.

143 – 179 Km/h . E pa pranueshme kjo shpejtesi dhe ne kushtet e lageshtires ne rruge.

18 Leje Drejtimi te pezulluara gjate oreve te mbremjes dhe oreve te para te mengjezit.

Pavaresisht masave represive te nderrmara nga Policia Rrugore e Tiranes, perseri gjate diteve te javes e kryesisht ne fundjave ka drejtues mjetesh qe abuzojne me shpejtesine e alkoolin.

Festoni, argetohuni por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.